Kourtney Kardashian, pushime ëndrrash në Capri (Foto)

Kourtney Kardashian duket se po kalon ditët më të bukura të jetës gjatë pushimeve që kishte ëndërruar me të dashurin e saj Younes Bendjima në Itali. Bukuroshja 39-vjeçare ka qenë “bujare” me postimin e fotografive nga “arratisja” e saj e ëmbël në Mesdhe, ku nuk ka marrë me vete asnjë nga tre fëmijët e saj Mason, Penelope dhe Reign. 1 of 7 Të hënën ajo ndau me fansat dy imazhe nga ishulli i Caprit, ku me një fustan të bardhë në një motoskaf duket shumë në formë dhe seksi. Një ditë më parë ajo dukej bombastike si kurrë më parë me bikini portokalli që ia nxirrnin në pah format trupore. 25 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Chloe Khan e ndez “zjarr” Formenteran (Foto)

Ajo ka shpenzuar më shumë se 100,000 mijë paund për “kurbat” e saj bombastike. Dhe Chloe Khan duhet të jetë krenare sepse ia ka vlejtur. Ajo dukej bombastike teksa relaksohej në një jaht gjatë udhëtimit të saj përvëlues, në Formentera të dielën. 1 of 10 Ylli i televizonit tregoi më shumë seç duhej disa herë, teksa linjat e saj ngjyrë çokollatë dukeshin tepër mahnitëse nën bikinit e zeza. Chloe shpeshherë u vendos në pozitë, teksa gjoksi i saj doli në sipërfaqe, pasi nuk “përmbahej” nën reçipetat e zeza. 25 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Momente “hot” gjatë emisionit për modelen greke (Foto)

Modelja greke Ria Antoniu ka shfaqur edhe një herë dekoltenë e saj “bujare” në publik. Gjatë emisionit që drejton për Botërorin “Rusia 2018” në programin televiziv italian “Tiki Taka Tussia”, bukuroshja mesdhetare ka shfaqur linjat e trupit të saj, ku ka rënë në sy gjoksi thuajse i zbuluar. 1 of 9 “Për të përshëndetur fansat e mi që më kërkojnë të shoh fustanin…”, – ka thënë Antoniu duke u ngritur në këmbë. “Po djersij!”, – ka bërë menjëherë shaka Teo Teocoli, i ulur në krah të modeles. 26 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Belen, në versionin “Nëna Natyrë” (Foto)

Imazh “hot” bardhezi për Belen Rodriguez, kthesa sensuale në një foto “thuajse” pa të brendshme dhe recipeta. “Shoëgirl”-i argjentinas, në Ibiza me familjen e saj dhe Andrea Iannone, ka çmendur rrjetin, duke postuar trupin e saj “ulëritës” në Instagram. “Desnuda que la naturaleza no se equivoque y si ti hubiera querido con ropa, con ropa hubieses nacido” – ky është komenti i lënë në postim i superseksit Rodriguez, e cila citon një këngë të famshme nga Ricardo Arjona. 1 of 5 26 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Hiret e Angela Martini “ndezin” Instagramin (Foto)

1 of 4 Zeshkania Anxhela Martini është një nga vajzat shqiptare më të ndjekura në Instagram dhe padyshim më seksi. Ajo shpeshherë ekspozon në Instagram format e saj bombastike dhe luksin e shfrenuar, por ditën e sotme ka provokuar fansat me disa foto shumë “hot”. In between North Island and Fregate Island #seychelles A post shared by Angela Martini (@angela_martini) on Jan 16, 2018 at 9:13am PST Kompleti i zi me lule që mban veshur nuk ia fsheh aspak hiret mahnitëse Anxhelas. Modelja shqiptare ka nxjerrë në pah gjoksin dhe këmbët e saj seksi. 26 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Kida “shpërthen”, jo vetëm në muzikë (Foto)

1 of 8 Këngëtarja Kida është një ndër më të preferuarat e të rinjve si në Kosovë dhe në Shqipëri. 20-vjeçarja bukuroshe i ka magjepsur të gjithë me hitet “Ti” dhe “Bileta”, por ajo ka treguar se di të jetë “shpërthyese “ jo vetëm në muzikë. Me një koleksion fotosh të postuar në Instagram nga pushimet e saj në Belek, Kida i ka “çmendur” fansat me format e ekspozuara. 26 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Mos Demi! Sërish bombastike (Foto)

1 of 8 Demi Rose edhe një herë ka treguar fizikun e saj fenomenal, teksa ajo fotografohej me një body të bardhë në Ibiza. Zeshkania me forma seksi edhe njëherë u sigurua se të gjithë sytë në vendpushimin luksoz në Ibiza ishin mbi hiret e saj bombastike. Rrjeta e “peshkut” që i mbulonte gjoksin nuk mund t’ia fshihte atë plotësisht nga sytë kuriozë dhe të pasmet “shpërthyen” sheshit për t’i çmendur fansat në Instagram. 26 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Fejohet Pogba? E dashura me unazë në Francë-Danimarkë (Foto)

Me Francën të kualifikuar për në fazën e 1/8-ve, Paul Pogba duket se ja ka lejuar vetes pak romancë. Dhe kjo konfirmohet nga e dashura e tij Maria Salaues, e cila ka shfaqur unazën në gisht, gjatë përballjes Francë-Danimarkë. Maria i zbukuroi ulëset e stadiumit, teksa u ul në krah të nënës së Pogut, Yeo në stadiumin Luzhniki të Moskës. 1 of 5 Bukuroshja 23-vjeçare boliviane në ndeshjen finale të Kupës së Botës për Les Bleus na ka konfirmuar se është fejuar me yllin e Manchester United.Dhe teksa ajo mundohej të ekspozonte sa më shumë unazën në gisht, fotografët u fokusuan totalisht tek Maria. 26 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Tifozja seksi e Danimarkës “çmend” rrjetin (Foto)

Përballja e fundit në Grupin C mes Francës dhe Danimarkës ishte ndoshta ndeshja më e mërzitshme e Botërorit Rusi 2018. Në 90 minuta u pa një qetësi e pazakontë në fushë, ndërsa në tribuna fansat e të dy kombëtareve fërshëllyen idhujt e tyre për golat dhe spektaklin e munguar. 1 of 3 Duket se e vetmja gjë e bukur në këtë ndeshje janë fotot e kësaj tifoze seksi të ekipit të Danimarkës, e cila tashmë ka pushtuar rrjetet sociale. Emri i vajzës bionde me sy të gjelbër dhe forma fizike mbresëlënëse nuk dihet, por të gjithë “janë dashuruar” pas saj në internet. 26 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Kope delesh “mësyjnë” Parisin, arsyeja do t’ju çudisë (Foto)

Një tufë delesh mund t’i shohësh teksa shëtisin të pashqetësuara nëpër rrugët e Parisit. Një imazh i pazakontë dhe nuk është një marifet i ri publik ose një skenë në ndonjë film të Hollivudit. Është e gjitha e vërtetë. Kullimi i qytetit zhvillohet një herë në muaj, në parkun Aubervilliers, jashtë kryeqytetit francez. Krijuesi i këtij projekti kurioz dhe inovativ është një arkitekt i hapësirave urbane, Julie-Lou Dubreuilh, që pesë vjet më parë krijoi një kooperativë profesionale “në teknikat e qytetit”, që ka për qëllim të sjellë “Paqe rurale” madje edhe në metropol. Çdo tridhjetë ditë, disa barinj mund të marrin kopenë e tyre për ta kullotur në rrugët e Parisit. “Delet gjithmonë sillen në një mënyrë të disiplinuar”, shpjegon Julie-Lou Dubreuilh. 1 of 4 “Qyteti mund të jetë i dobishëm për kafshët dhe kafshët mund të bëjnë mirë për qytetarët që i shohim të çlodhur, teksa në jetën e përditshme ndjehen të zhytur në një dimension baritor”, shton ai. “Duket e çuditshme,” vazhdon Dubreu..

Read More »

Qeni-polic “shpëton” agjentin me një masazh kardiak (Video)

Në pamje të parë duket se hidhet mbi gjoksin e agjentit të policisë bashkiake të Madridit. Por në një vështrim më të kujdesshëm, duket që putrat e pasme janë të pozicionuara në një pikë të mirë përcaktuar: qeni, Poncho, po praktikon një masazh kardiak, ndërsa polici bën sikur është në tokë pa ndjenja. Videoja është publikuar në 22 qershor në “Twitter”, dhe ka mbërritur deri tani thuajse 530 mijë klikime. Nuk është rasti i parë i shpëtimit nga ana e një qeni. Në internet gjendet më shumë se një video, ku padronë qensh të stërvitur të praktikojnë masazhin kardiak, “shpëtohen” nga miku i tyre i besuar. Të famshëm janë për shembull Deril dhe padronia e tij. Ai është një qen pastor gjerman dhe ajo një mësuese e cila arrin t’i mësojë frymëmarrjen artificiale. E kanë dëshmuar një gjë të tillë edhe në “Freestyle World Championship” të Moskës në 2016-ën e në “National Exhibition Centre” të Birmingemit në mars 2017. “Heroica” actuación de nuestro #Compañerosde4Patas Poncho, que no dudó ni un i..

Read More »

Turqi, voton me fustanin e nusërisë

Një nuse në qytetin Tekirdag të Turqisë para ceremonisë së dasmës ka shkuar për të votuar me fustanin e nusërisë në zgjedhjet presidenciale dhe të 27-tat parlamentare që zhvillohen ditën e sotme, raporton Anadolu Agency (AA). Nusja Zeynep Giriklioğlu, ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve pasi ajo para ceremonisë së dasmës ka mbërritur në shkollën e mesme të hotelerisë dhe turizmit në qytetin Tekirdağ për të votuar. Zeynep, e cila ka votuar në kutinë e votimit 1424 në një deklaratë për AA ka bërë të ditur se bashkëshorti i saj Çağrı Giriklioğlu nuk ndodhet bashkë me të sepse ai do të votojë në Stamboll. Pasi ka bërë të ditur se ka ardhur para ceremonisë së dasmës për të votuar për të përmbushur detyrën e saj si qytetare, Giriklioğlu, tha: “Datën e dasmë e kishim përcaktuar 6 muaj më parë, dhe është një rastësi që dasma ka përkuar me zgjedhjet. Është një ndjenjë ndryshe të votosh me fustanin e nusërisë. As që e kishim menduar një gjë të tillë. Shpresoj që çdo gjë të jetë për të mirën e ..

Read More »

Ish-bashkiaku i lë 4 mln euro trashëgimi qytezës që drejtoi

Carlo Nicoli (Dc) ka lënë si trashëgimi katër milionë euro në Bashkinë e Fornovos San Giovanni, qendra e 5 mijë banorëve të Bergamos së Ulët, të cilën e kishte administruar në vitin 1962 dhe 1975. Kjo u njoftua, papritur nga kryetari aktual, Gian Carlo Piana, gjatë këshillit të fundit bashkiak të qytetit. Ish kryetari i bashkisë vdiq në moshën 85-vjeçare dhe i la të gjitha pasuritë e tij në qytet. Nicoli vdiq në dhjetor 2016 dhe procesi i gjatë burokratik për të formalizuar dhe përcaktuar sasinë e trashëgimisë përfundoi një vit e gjysmë më vonë: dy milionë e gjysmë euro vetëm midis parave kesh, aksioneve dhe letrave me vlerë, plus tre apartamente në Bergamo, një në Treviglio, tokë dhe një vilë në fshat. Për një total prej rreth katër milionë euro. “Burimet do të përdoren për krijimin e punëve dhe shërbimeve publike, e njihja Nicolin nga sytë, ai ishte një person shumë i rezervuar, nuk do ta kisha pritur këtë gjest që na nderon”, deklaroi kryetari aktual. 25 qershor 2018 (gazeta-Shqi..

Read More »

Mike Tyson dhe “krimineli seksi” bëjnë shqiponjën (Foto)

Shqiponja e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit ka sjellë kënaqësi të shqiptarët dhe pakënaqësi te serbët. Shqiptarët në mbarë botën kanë përshëndetur veprimin e tyre, duke shprehur krenari për djemtë shqiptarë dhe suksesin e tyre. Për të përkrahur djemtë, mjeku shqiptar në Amerikë Mario Ademaj ka postuar në Facebook disa foto, ku shfaqen duke bërë shqiponjën persona të famshëm si Mike Tyson, apo edhe Jeremy Meeks i njohur si “krimineli seksi”. 1 of 3 25 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »