​Challandes jep shenja lamtumire: Ky ekip ka të ardhme, ju lutem ndihmojeni

Trajneri i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes ka folur në një konferencë për media para ndeshjes me Gjeorgjinë. Ai shprehu zhgënjimin e tij pas humbjes nga Suedia, por kërkoi përkushtim nga skuadra për ndeshjen e nesërme.

Challandes: Liga e Kombeve është qëllimi i Kosovës

“Qartësisht ne tani duhet t’i zhvillojmë dy ndeshje të mira në kuadër të kualifikimeve. Qëllimi është që ekipi të bëjë progresin e duhur që të jetë i gatshëm për Ligën e Kombeve. Është e qartë që Liga e Kombeve është qëllimi i Kosovës”, tha ai.

Në vazhdim të konferencës e gjithë vëmendja ishte tek e ardhmja e trajnerit për të cilën ai tha se nuk e ka në plan të jep dorëheqje dhe se për këtë vendosin drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Challandes: Nuk e kam humbur autoritetin mbi skuadrën

“Secili njeri ka të drejtë ta thotë mendimin e tij. Megjithatë, ato mendime duhet të ndërtohen mbi disa fakte. Analistët nëpër televizione mund t’i kenë mendimet e tyre, por jo gjithmonë i dinë të gjitha detajet. Nuk besoj në asnjë formë që problemi është tek autoriteti im para futbollistëve dhe këtë mund ta vërtetoni mbase edhe me lojtarët”, tha Challandes.

I pyetur nëse po mendon të dorëheqjen si akt moral pas rezultateve negative, Challandes shtoi se nuk po mendon ta bëjë këtë.

Challandes: Nuk mund të flas për dorëheqje

“Para se gjithash, nuk mund të flas tani për dorëheqjen. Mund të them që prej ditës së parë kur kam ardhur në Prishtinë për të qenë selektor i Kosovës, e kam pasur të qartë që çdo ditë, në çdo ndeshje në futboll është mbijetesë. Ashtu ka qenë gjatë tërë kësaj kohe, ashtu është edhe tani. Edhe nesër më duhet të mbijetoj siç kam mbijetuar gjatë tërë kësaj periudhe”, theksoi zvicerani.

Krejt në fund, megjithatë Challandes dha shenja lamtumire duke thënë se e ardhmja e Kosovës është e sigurt edhe pse do të jetë pa të dhe se kjo skuadër duhet vetëm të ndihmohet.

Challandes: Kosova la të ardhme të sigurt, ndihmojeni

“Në fund do ta them edhe një fjali, në këtë moment nuk është e rëndësishme e ardhmja e trajnerit, e rëndësishme është e ardhmja e Kosovës dhe të jeni të sigurt që ky ekip i Kosovës ka të ardhme të ndritur dhe të madhe po iu lus ndihmojeni këtë të ardhme të Kosovës. Do të jetë pa mua sigurisht, nuk e di a do të jetë nesër, pasnesër apo kur. Kosova ka të ardhme të sigurt, por ky ekip ka nevojë për ndihmën tuaj”, tha Challandes.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey