​U përfol për ambasador në Gjermani, reagon Luan Krasniqi

Ish-zëvendësministri Gani Dreshaj ka propozuar ish-boksierin Luan Krasniqi për Ambasador të Kosovës në Gjermani. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Dreshaj ka thënë se “Luani është njeriu që ka përfaqësuar me dinjitet kulturën dhe zotësinë shqiptare në Gjermani, ashtu siç ka bërë miliona gjermanë krenarë me bëmat e tij.”

Por këtë iniciativë të Dreshajt, Luan Kransiqi e ka cilësuar si individuale, duke bërë të qartë se nuk e synon këtë post. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se tash e 35 vjet e mban me krenari epitetin e ambasadorit sportiv, andaj ambasadorit të ri i ka uruar suksese.

“Unë, mbetem i përkushtuar në vendosjen e urave të reja të miqësisë së Kosovës dhe Gjermanisë duke ndihmuar e mbështetur nisma dhe angazhime për të mirën dhe të mbarën e njerëzve, dhe nuk pretendoj asnjë funksion, detyrë apo emërtim, si ky që është dhënë”, ka shkruar ndër të tjerash Krasniqi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Miq të mi të respektuar,

Sot, në shumë portale dhe në disa media elektronike, qenka publikuar një propozim që unë të emërohem ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani. Ju informoj se, unë, tashmë 35 vite, e mbaj me krenari epitetin e ambasadorit sportiv të dhuruar nga aderuesit sportiv dhe me krenari, vendin tim e kam përfaqësuar në sportin e boksit, me të cilin kam përjetuar kënaqësinë duke u ngjitur në piedestalin më të lart të karrierës sportive.

Prandaj, përkundër faktit se detyrën e ambasadorit e çmoj dhe e vlerësoj si tejet të rëndësishme, veçmas të ambasadorit në Gjermaninë mike të Kosovës dhe me vlera të larta demokratike, propozimi i dhënë nuk përkon me interesimin tim dhe kjo duhet të konsiderohet si inisiativë individuale për të cilën nuk kam qenë fare në dieni. Unë, mbetem i përkushtuar në vendosjen e urave të reja të miqësisë së Kosovës dhe Gjermanisë duke ndihmuar e mbështetur nisma dhe angazhime për të mirën dhe të mbarën e njerëzve, dhe nuk pretendoj asnjë funksion, detyrë apo emërtim, si ky që është dhënë.

Luani, mbetet sportist dhe mik i juaji i mirë.

Ambasadorit të ri të Kosovës në Gjermani, që tash i uroj sukses, kurse Juve, miq të mi, Ju paça të gjithëve me shëndet!

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey