1 vit pa shënuar me goditje të lirë, sa shumë mungon Ronaldo te Reali!

Tirana e Antalias konfirmon impaktin “Egbo”

Tirana e Antalias konfirmon impaktin “Egbo”Më 13 janar të vitit të kaluar, në fushën e Betisit, Dani Ceballos i dha Madridit fitoren me një goditje të lirë të drejtpërdrejtë në minutën e 88-të. Ka kaluar një vit dhe asnjë futbollist i klubit mbretëror nuk e ka dërguar topin në rrjetë me një faull të drejtpërdrejtë. Në 19 raste, kanë tentuar tetë futbollistë të ndryshëm, por zero goditje në rrjetë.

Numri i gjuajtjeve të drejtpërdrejta që ka patur në dispozicion Reali për një vit kalendarik ka qenë vërtet i ulët. “Los Blancos” pozicionohen të 35-tët midis ekipeve të pesë ligave më të mira europiane, duke marrë në konsideratë ndeshjet në të gjitha garat. Skuadra që ka pasur më shumë mundësi për të shënuar me goditjet e lirë të drejtpërdrejta ka qenë Barcelona: nga 57 goditje ka ekipi “blaugrana” ka realizuar tetë gola, të gjitha rrjetat kanë qenë të Lionel Messit.

Nga ai ekzekutim i saktë i Ceballos nga goditja e lirë, 81 ekipe elitare europiane kanë realizuar të paktën një gol nga goditjet e drejtpërdrejta në portë. Në La Liga kanë qenë 17 skuadra që ia kanë dalë mbanë të shënojnë të paktën një gol me goditje të drejtpërdrejtë.

Gareth Bale ka qenë lojtari i Real Madridit i cili është përpjekur më shumë (nëntë herë) për të shënuar me goditjet e drejtpërdrejta në portë, pas tij renditet Casemiro me katër tentative.

Problemi i Madridit me ineficiencën në goditjet e lira të drejtpërdrejta në portë duket se lidhet me largimin e Cristiano Ronaldos. Portugezi u largua nga Bernabéu me 33 faulla të shndërruara në gola (ka ekzekutuar 444 herë).

Që nga largimi i “yllit” portugez, “Los Blancos” kanë qenë të saktë vetëm në raste: goli i lartpërmendur nga Ceballos ndaj Betisit dhe i Iscos në Romë, në shtator 2018.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey