10 futbollistët më të shtrenjtë të Kategorisë Superiore, ja sa kushtojnë (EMRAT)

Vasil Shkurtaj është futbollisti me vlerën më të lartë në Kategorinë Superiore, teksa kartoni i tij ka pësuar rritje. Kë është vlerësimi nga portali i njohur “Transfermarkt”. Në rast se Shkurtaj do të largohej nga Kukësi në këto momente, atëherë verilindorët duhej të arkëtonin 575 mijë euro. Sakaq, në ato nivele është edhe Abazaj. Ish-lojtari i Anderleht kushton 550 mijë euro.

Ndërkohë, vendi i dytë ndahet edhe me të tjerë, teksa në të njëjtën kuotë me Abazajn është edhe talenti i Teutës, Sherif Kallaku. Mesfushori i ka treguar cilësitë dhe tashmë duket se po përgatitet për një hap të madh në karrierë duke u transferuar jashtë Shqipërisë. Sipas “Transfermarkt”, edhe kartoni i 21-vjeçarit vlen 550 mijë euro duke pësuar një rritje.

Lorenc Trashi i Partizanit ka gjithashtu një vlerë prej 550 mijë euro duke pësuar rritje të çmimit të kartonit. I vetmi që ka pësuar ulje në këtë listë mes 10 futbollistëve më të shtrenjtë është Jurgen Bardhi. Sulmuesi i Partizanit tashmë vlen 525 mijë euro. Sakaq, në këtë listë gjen edhe emrat e Nuabuezes, Malës, Uillian Kordeiros, Enis Gavazajt dhe Asani, i cili tashmë nuk është më pjesë e Superiores, pasi ka firmosur në Suedi me AIK Stokholm.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey