10 humbje jete nga COVID-19 në Maqedoni, mes tyre dy të rinj 35 dhe 38 vjeç

Ministria e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 156 raste të reja me COVID-19 nga 1309 teste të kryera. Numri më i madh i këtyre raste apo 91 janë në Shkup, përcjell INA.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 humbje jete, me ç‘rast mes të ndjerëve janë një 35 vjeçar nga Berova dhe një 38 vjeçar nga Shtipi. Janë regjistruar 326 raste të pacientëve të shëruar, prej të cilvëe 135 në Shkup, 30 në Kumanovë, 23 në Kavadarc, etj. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey