10 kompanitë më të pasura globale

Sharing is caring!

Një studim i fundit ka bërë publike kompanitë amerikane me nivelin më të lartë të kapitalit dhe stokut të parave likuide që zotërojnë. Sipas të dhënave nga FactSet rezulton se Microsoft aktualisht ka grumbullin më të madh të parave të gatshme me plot 136.6 miliardë dollarë që nga tremujori i fundit. Pas saj renditen Berkshire Hathaway, Alphabet dhe Apple respektivisht me 128.2, 121.2 dhe 100.6 miliardë dollarë.

Facebook, Amazon, Ford, Oracle, Cisco dhe Bristol-Myers renditen më tej pas tyre, në pjesën tjetër të listës së dhjetë kompanive më të pasura globalisht. Për arritjen e këtyre përfundimeve, janë marrë në konsideratë bilancet e kompanive, si dhe investimet afatshkurtra, për shembull në obligacione.

Kompanitë mund të shpenzojnë përmes mjeteve tradicionale si investimet kapitale dhe blerjet, si dhe me kthimin e parave për aksionarët përmes blerjes së aksioneve dhe dividentëve. Disa argumentojnë se këto të fundit, sidomos blerjet dhe shitjet e aksioneve janë një nxitje e shpejtë për investitorët dhe shëndetin afatgjatë të kompanisë përkatëse. Megjithatë në rastet kur bëhet fjalë për kompani të tilla, me fitime miliarda dollarëshe dhe shtrirje globale, të ardhurat dhe investimet padyshim ndikojnë ekonominë e shteteve dhe atë globale në përgjithësi.

Më poshtë jepet edhe një paraqitje grafike e 10 kompanive me pasuritë më të mëdha likuide aktualisht, vlerat e të cilave janë shprehur në miliarda dollarë.

The post 10 kompanitë më të pasura globale appeared first on ShqipMedia.

Sharing is caring!

Loading...
shares