100 ditëshi i Alternativës në Qeveri, Ibrahimi i kënaqur, kundër zgjedhjeve

“Alternativa është partia e parë shqiptare që është fut në Qeveri me një marrëveshje të nënshkruar dhe publikuar. Një pjesë e pikave të marrëveshjes janë realizuar dhe një pjesë janë në realizim e sipër. Sigurisht që gjendja e sigurisë globale ka ndikuar që këto pika të zvarriten, kriza ekonomike dhe energjetikë ka ngecur. Ky 100 ditëshe I parë ka bërë hapa të duhur”, deklaroi sekretari për marrëdhënie me publikun i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në një intervistë për Euronews, përcjell INA.

I pyetur se a ka gjasa që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi që opozita prej sot po bllokon Kuvendin dhe është e vendosur për zgjedhje të reja, Ibrahimi theksoi se shumica është stabile dhe nuk ka ndonjë arsye që të shkohet në zgjedhe në këtë periudhë të sigurisë së brishtë globale.

“Ata më shumë kanë për qëllim të shpëtojnë karrierat e politikanëve të caktuar. Unë gjykoj se nuk është në interes të askujt të shkohet në zgjedhje, në këto kushte të sigurisë së brishtë globale që shkon në favor të Rusisë. Mendoj se kjo i bën dëm vendit”, theksoi Ibrahimi.

Por deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi-Zejd theksoi mbrëmë në Click Plus në TV21 se nuk janë përmbushur zotimet e subjektit të tyre në 100 ditëshin e Qeverisë.

“Nëse qeveria nuk është në gjendje në afat sa më të shkurt të përpiloj gjëra të tilla, atëherë nuk ka asnjë arsye se përse Alternativa duhet të jetë pjesë e Qeverisë. Ne kemi programin për të cilin jemi zotuar, ne kemi pikat tona. Tani nuk mund t’i shohim njerëzit në sy për faktin se ne nuk arrijmë të jetësojmë qëllimet programore që i kemi. 100 ditëshi nuk është pak”, deklaroi Skender Rexhepi-Zejd, deputet i Alternativës. Kjo parti së fundi po përballet me dallime dhe ftohje brenda strukturave partiake deri në Kongresin partiak që do të mbahet në fundjavë. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey