100 të vdekur në një ditë, guvernatori i Nju Jorkut: Më e keqja ende nuk ka ardhur

Itali/ 662 viktima në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit

Itali/ 662 viktima në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit

Guvernatori Andrew Cuomo informoi me hidhërim se vetëm brenda 24 orëve në Nju Jork kanë humbur jetën 100 persona për shkak të koronavirusit dhe janë infektuar 21 mijë të tjerë.

Por ai shtoi se do të fliste në mënyrë të drejtpërdrejtë sa i përket pandemisë, dhe sipas tij ditët e vështira ende nuk kanë ardhur.

“Kjo vjen e para, rritja e përqindjes në numrat për rastet. Këtë po presim.“, tha Cuomo.

Ai shtoi se brenda 24 orëve 3700 persona kanë rezultuar pozitive.

Në total, numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 385, ndërsa në SHBA viktimat kanë shkuar në 1 mijë.

“Thuajse çdo skenar do ta mbingarkojë sistemin shëndetësor. Ky është realitetit”, tha ai.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey