101-vjeçarja nga Prizreni merr vaksinën anti-Covid

101-vjeçarja nga Prizreni merr vaksinën anti-Covid.

E moshuara Naile Memaj nga Zhuri i Prizrenit, gjatë ditës së sotme është vaksinuar nga shërbimi mjekësor i QKMF-së në Prizren.

Ajo është ndër personat më të moshuar deri me tani pasi gëzon shëndet të mirë në moshën 101 vjeçare.

Ajo, pasi ka marrë vaksinën ka sugjeruar të gjithë të moshuarit e tjerë që të marrin vaksinën pa ngurrim, për të mbrojtur vetën dhe të tjerët, ndërsa familjarët e saj i kanë uruar asaj shëndet dhe jetë edhe më të gjatë.

Në Kosovë, pas vaksinimit të personalit shëndetësorë ka nisur vaksinimi për personat mbi moshën 58 vjeçare.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey