11 marrëveshje të nënshkruara mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës sot nënshkruajtën 11 marrëveshje bashkëpunimi.

Kjo është komunikuar nga Shefi i Stafit të Kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi.

Ai ka njoftuar se në mesin e marrëveshjeve është edhe studimi i fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.

“Sot Qeveria e Kosovës nënshkruan 11 marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Disa nga marrëveshjet: studim i fizibilitetit për rrugën ’Prizren–Tetovë’; bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale”, ka shkruar ai.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey