11 veta kapen me teste false në Tabanoc dhe Aeroportin e Shkupit

Autoritetet doganore të Maqedonisë së Veriut kanë vijuar me zbulimin e testeve false PCR nëpër vendkalimet kufitare.

Sipas një njoftimi të fundit, 9 veta janë zbuluar në pikën kufitare Tabanoc me teste false PCR, ndërsa dy të tjerë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, përcjell INA.

Bëhet fjalë për të gjithë shtetas të Maqedonisë së Veriut, që po udhëtonin jashtë vendit. Ata gjatë bisedës informative me policinë kanë pranuar se kanë paguar testet deri 2 mijë denarë, përmes personave ndërmjetës. Ndaj tyre do të ngriten kallëzime penale për “falsifikim të dokumenteve si dhe mosveprim në përputhje me rregullat shëndetësore në kohë pandemie”. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey