11 viktima e 303 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar pozitivë 303 raste të reja me COVID-19, ndërsa kanë humbur jetën edhe 11 qytetarë. Kështu numri i qytetarëve të infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 121,847, ndërsa ai i viktimave në 2156.

Në krahasim me ditën e djeshme kemi një rritje të numrit të viktimave, nga 8 që ishin dje, 11 sot. Ndërsa numri i të infektuarve ka pësuar një rënie të lehtë, nga 344 që ishin dje 303 sot.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 3,461 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 51,690 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2174 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 303 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 112 raste në Tiranë, 21 raste në Shkodër, 17 raste në Gjirokastër, 14 raste në Kavajë dhe Mirditë, 10 raste në Durrës dhe Elbasan, 8 raste në Tropojë, Vlorë, 7 raste në Fier, Devoll, Lushnje, 6 raste në Berat, Sarandë, Gramsh, 5 raste në Peqin, 4 raste në Kurbin, Mallakastër, Ura Vajgurore, Këlcyrë, 3 raste në Kukës, Delvinë, Tepelenë, Malësi e Madhe, Kuçovë, 2 raste në Lezhë, Has, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, 1 rast nw Pukë, Kamëz, Kolonjë, Libohovë .

Në 24 orët e fundit janë shëruar 651 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 86,497 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 394 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Saranda, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Shkodra, moshave 48-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (23 Mars 2021)

Raste të reja ditore 303

Të shëruar në 24 orë 651

Të shtruar në spitale 394

Humbje jete në 24 orë 11

Testime ditore 2174

Testime totale 536,963

Raste pozitive 121,847

Raste të shëruara 86,497

Raste Aktive 33,194

Humbje jete 2156

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22657

Fier 2616

Durrës 1447

Vlorë 1335

Shkodër 1253

Gjirokastër 1213

Korçë 762

Lezhë 634

Elbasan 445

Kukës 348

Dibër 332

Berat 152

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey