148 raste të reja me virus

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 148 raste të reja Covid-19, nga 1.261 testime të bëra. Janë regjistruar 52 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Ndërsa sipas sistemit “Termini im”, është regjistruar një viktimë me diagnozë Covid-19, që ka ndërruar jetë me datë 27.06.2022. Sipas MSh-së bëhet fjalë për një 84-vjeçar nga Shkupi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 313.856, numri i të shëruarve është 303.783, numri i të vdekurve është 9.323 dhe numri i rasteve aktive është 750.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey