15 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 15 raste pozitive me koronavirus, nga 2,180 testime të kryera.

Sipas Ministrisë, aktualisht janë 81 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey