‘150 shqiptarë në Siri, mes tyre 28 fëmijë’, ja aksioni që po përgatitet pas shpëtimit të Alvinit

Sharing is caring!

Pas aksionit për shpëtimin e Alvin Berishës, qeveria po përgatin një tjetër aksion për fëmijet e tjerë që ndodhen në kampet e ferrit në Siri. Elisa Spiropali tha në Report Tv se në Siri tashmë janë 150 shqiptarë nga të gjitha trevat, 72 prej të cilëve nga Republika e Shqipërisë ndërsa 28 janë fëmijë.

“Në Al Hol janë 10 mijë jo siranë. Prej tyre është llogaritur që janë 150 shqiptarë të të gjitha trevave, 72 prej të cilëve nga Republika e Shqipërisë. 28 prej tyre janë fëmijë shqiptarë. Është bërë një punë e konsiderueshme nga autoritetet. Shqipëria ka qenë ndër të parat shtete që ka nisur përpjekjet për riatdhesim. Ne nuk i hyjmë debatit se kush ka më shumë merita për shpëtimin e Alvin. Është një operacion që në çdo hap që bën duhet të negociosh me një palë apo një tjetër. Një operacion shumë i kujdesshëm që rezultoi i suksesshëm. Nisi me kërkesën e kryeministrit Rama ndaj Contes, gatishmërinë e autoriteteve libaneze. I gjithë dokumentacioni është italian. Alvin është marrë nga Italia nga e ëma. Lleshaj ka qenë atje për të bërë të mundur e të tjerëve. Ata njerëz janë ende të rrezikuar. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me të dhënat e tyre. Ajo që mund të them me siguri të plotë është se po punohet me seriozitet”, tha Spiropali.

Sharing is caring!

Loading...
shares