153 dëshmitarë në procesin kundër Thaçit dhe të tjerëve

Prokuroria e Gjykatës Speciale ka kërkuar që të ketë masa mbrojtëse për disa prej dëshmitarëve që janë pjesë e rastit ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në seancën statusore për Thaçin e të tjerët, Prokuroria ka bërë të ditur se në këtë rast janë 153 dëshmitarë të përfshirë, shkruan Reporteri.net.

Prokurorja e Speciales ka thënë se Gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së mund të fillojë në verën tjetër.

Sipas saj nuk ka arsye pse gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve të mos nisë në verën e vitit 2021.

Kjo është kundërshtuar nga avokatët mbrojtës, të Thaçit e Veselit cilët kanë dhënë se kjo është një çështje e komplikuar dhe mund të duhen deri në 18 muaj deri në fillimin e gjykimit.

Ben Emerson, avokat i Veselit ka thënë se gjykimi nuk mund të nisë para qershorit të viti 2022.


Tronditëse: Dyshohet se burri nga Ferizaji e abuzoi seksualisht djalin e vëllait


Një person rreth moshës 33-vjeçare nga Ferizaj është arrestuar mesditën e së shtunës në Ferizaj. Ai po dyshohet se ka Read more


Ish themeluesi i LPK-s, zbulon fakte tronditëse për Rexhep Selimin


Ish-anëtari Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi doli ditën e djeshme për herë të parë para Gjykatës Speciale. Selimi është Read more

The post 153 dëshmitarë në procesin kundër Thaçit dhe të tjerëve appeared first on ShqipMedia.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey