16 vjeçari therret me thikë në Tetovë

Një i mitur 16-vjeçar është sulmuar fizikisht dhe është therrur me thikë nga një grup të rinjsh mbrëmë në Tetovë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21 në rrugën “Jane Sandanski”.

“Në SPB Tetovë është raportuar për shkelje të rendit dhe qetësisë publike me përleshje fizike në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë, në të cilën fillimisht kanë marrë pjesë disa persona, ndërsa një i mitur është lënduar me sende të mprehta. Shërbimet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi Marjan Josifoski, zëdhënës në Sekretariatin e Punëve të Brendshme (SPB) në Tetovë.

I mituri është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin klinik të Tetovës.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey