16-vjeçarja rrëmbehet nga ish i dashuri në vendin e saj të punës

Ish i dashuri e rrëmben një 16-vjeçare në vendin e saj të punës.

Një vajzë 16-vjeçare me inicialet E.I, dyshohet se është rrëmbyer nga ish i dashuri i saj 21 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur pasditën e së shtunës në rrugën “Norbert Jokl” në Prishtinë.

Burimet e Reporterit bëjnë të ditur se dyshohet se e mitura është marrë me dhunë nga ish i dashuri i saj, A.V, në lokalin ku ajo punonte.

Një dëshmitare e rastit, ka thënë se ata janë larguar nga aty me një veturë të tipit Mercedes, merr vesh Reporteri.net.

Lidhur me rastin po merren njësia e hetimeve.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey