17 persona arrestohen për drogë në “Boris Trajkovski”, mes tyre edhe shtetas të Kosovës dhe Serbisë!

Gjatë periudhës prej orës 22:30 të datës 07.12.2021 deri në ora 02.50 të datës 08.12.2021 në Qendrën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup kanë arrestuar 15 persona, njofton Ministria e Punëve të Brendshme

Të arrestuar janë: Gj.B.(24) nga Serbia, Lj.K.(18) nga Shkupi, V.A.(38) nga Gjevgjelia, M.Gj.(20) nga Manastiri, B.N.(22) nga Sveti Nikolla, V.H.(23) nga Shkupi, D.T.(23) nga Kosova, A.S.(25) nga Shkupi, L.V.(30) nga Kosova, Gj.D. (18) nga Velesi, K.M.(23) nga Shtipi, S.T.(25) nga Shkupi, B.S.(20) nga Shkupi dhe L.J.(20) nga Shkupi.

“Gjatë kontrollit tek ata është gjetur dhe marrë marihuanë, pluhur droge, më shumë kapsula dhe pako me materie të fortë”, qëndron më tej në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

Më datë 07.12.2021 në ora 21.30 dhe 21.35, sërish, në parkingun e Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup kanë arrestuar edhe dy persona, L.K.(20) nga Kosova dhe N.B.(25) nga Kumanova, pasi tek ata është gjtur dhe marrë marihuanë dhe pluhur droge.

17 personat janë mbajtur nën arrest në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse./TV21

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey