176 të vdekur/ Zbulohet kombësia e viktimave nga rrëzimi i avionit në Iran

Zbulohet kombësia e pasagjerëve që humbën jetën në avionin e nisur nga Ukraina, që u rrëzua sot në Iran.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Vadym Prystaiko tha në një postim në ‘twitter” se viktimat përfshijnë 82 iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas, 10 suedezë, katër afganë, tre gjermanë dhe tre shtetas britanikë.

Një zëdhënës për Ukrainian Airlines tha në një konferencë për shtyp se aeroplani u kontrollua për herë të fundit në 6 janar dhe se më parë nuk ka pasur asnjë ankesë në lidhje me avionin.

CNN shkruan se ‘Ukrainian International Airlines’ ka pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet për në Teheran deri në një njoftim të dytë.

Linja ajrore shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave të aksidentit dhe tha se do të bëjë gjithçka që të jetë e mundur për të mbështetur ata.

Linja ajrore shtoi se aktualisht po punon për të sqaruar numrin e saktë të udhëtarëve në bord. Sipas të dhënave paraprake se në bord kishte 167 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit.

Ndërkohë Autoriteti i Aviacionit Civil të Iranit ka ngritur një ekip për të hetuar mbi shkaqet e rrëzimit të avionit, nga i cili nuk u gjet asnjë i mbijetuar.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey