19 vjeç dhe vlen 20 milionë euro, por fëmijë ylli i Bayern-it nuk kishte ushqim e rrinte mes kufomave

Hoxhaj: Gjermania dhe Franca fillimisht duhet të shqetësohen për izolimin e kosovarëve

Hoxhaj: Gjermania dhe Franca fillimisht duhet të shqetësohen për izolimin e kosovarëve

Alfonso Dejvis konsiderohet si një nga të rinjtë më premtues në botën e futbollit. Djaloshi me pasaportë kanadeze, i cili është me origjinë nga Liberia, u ble nga gjigantët e Bajern Mynih te skuadra Vankuver për rreth 20 milionë euro.

Ai është shndërruar menjëherë në një protagonist absolut te kampionët gjermanë, por e kaluara e tij ka qenë e trishtë.

Si shumica e futbollistëve me orgjinë afrikane, edhe për familjen e Alfonsos, vuajtjet kanë qenë të shumta Lufta e Dytë Civile në Liberi i detyroi prindërit e futbollistit të braktisnin vendlindjen.

Ata përshkuan 1500 kilometra rrugë për të mbërritur në Ganë, ku u vendosën në një kamp refugjatësh, ku lindi edhe futbollisti i Bajernit. Ndërkohë së fundmi, në një rrëfim special, nëna e yllit të Bajernit, Viktoria, ka rrëfyer të gjitha vuajtjet që ka përjetuar familja e tyre, duke u shprehur: Nëse kthej kokën prapa dhe kujtoj nga kemi ardhur, nga një kamp refugjatësh pa ushqim, pa rroba, dhe tani jemi këtu. Jam krenare për djalin tim”, e nis rrëfimin e saj nëna e futbollistit të Bajernit. “Sot jemi në Kanada dhe kemi gjithçka na nevojitet, por kur ishim në Liberi, për të gjetur diçka për të ngrënë duhet të kërkonim në mesin e kufomave. Vendi ishte në luftë civile dhe kishim frikë mos vdisnim. Ishte e rrezikshme, e tmerrshme dhe nuk kishim alternativë tjetër, përveç arratisjes.

Kemi udhëtuar 1500 km plot 42 mijë njerëz dhe u vendosëm në Ganë, aty ku lindi Alfonso. Më pas kërkuam azil në Kanada dhe në vitin 2006 u larguam përfundimisht nga Afrika. Sot ndihem krenare për djalin tim.

Në kampin e refugjatëve nuk kishim as ushqim as veshje. Tashmë jetojmë në Kanada, aty ku shpresonim të shpëtonim dhe me ndihmën e shtetit kanadez ia kemi dalë. Alfonsos i kam thënë që mund të largohet për të vazhduar karrierën e tij sportive dhe ai më ka thënë që nuk do të ndryshojë kurrë”

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey