20 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, Hoxha përcjell një porosi

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA Arjanit Hoxha ka folur lidhur me 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Marrëveshja e Ohrit është një
marrëveshje historike që solli paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit, por mbi të gjitha krijoj një perspektivë të re të zhvillimit të proceseve politike duke qenë materie e gjallë për ruajtjen e kohezionit ndëretnik dhe duke imponuar vlerat e integrimit brenda shoqërise por edhe të shtetit në strukturat euro-atlantike.
Sot kur përkujtojmë 20 vjetorin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje duhet që të gjithë aktorë politik dhe socio-ekonomik në Republikën e Maqedonisë së Veriut të punojnë konform frymës dhe praktikave pozitive të instaluara të kësaj marrëveshje historike për vendin”, theksoi Arjanit Hoxha.

Sipas tij, partizimi, përvetsimi dhe politizimi i Marrëveshjes së Ohrit vështirëson ndërtimin e kohezionit ndëretnik dhe brenda etnik, dhe jo vetëm por krijon edhe ndjenjën e eksluzivitetit të subjekteve të caktuara politike.

“Prandaj, të gjithë duhet të punojmë në tejkalimin e këtyre pengesave që ndonjëherë paraqiten pa qëllim por ndonjëherë keqpërdoren qëllimshëm”, nënvizoi Hoxha i Lëvizjes BESA.(INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey