17 gjëra që çdo vajzë i bën fshehurazi në dhomën e gjumit

Kur një vajzë e ka dhomën të gjithë për vete, është gati të bëjë gjithçka në të dhe në fund mos ta pranojë fare.

Më poshtë gjeni 17 gjëra që çdo vajzë i bën fshehurazi në dhomën e gjumit.

1. Hedh diçka mbi tapet dhe e mbulon me këmbë, me shpresën se do të zhduket si me magji.

2. Harron t’i çosh në kuzhinë dhe në fund të javës ke në dhomë një koleksion pjatash, filxhanësh e gotash.

3. Zhgërryhesh nëpër çarçafë duke parë filma gjithë ditën mes thërrimeve të biskotave dhe patatinave të hedhura mbi çarçafë.

4. Rrethohesh nga pirgje me rroba të hedhura sa andej këtej, por që nuk janë mjaftueshëm të pista sa për t’u futur në lavatriçe por as mjaftueshëm të pastra sa për t’u veshur sërish ose për t’u palosur në dollap. Mirë janë aty në karrige.

5. Lëshon mbi krevat peshqirin e lagur pas dushit, pastaj vishesh e del pa e çuar në banjë. Kështu, në darkë fle mbi çarçafë të lagur.

6. Njollos çarçafët me krempudër por nuk të duket ndonjë njollë kaq tragjike sa për të vendosur të tjerë. Në darkë fle sërish dhe nuk ndodh asgjë.

7. Pas një nate pasionante seksi njollat mbi çarçafë thahen sepse përton aq shumë që të çohesh e vendosësh çarçafë të pastër.

8. Meqë ra fjala, kur ka qenë hera e fundit që ke blerë një dyshek të ri, jastëkë apo jorgan? Si? Asnjëherë? Pikërisht.

9. Përton të shkosh në banjë për të prerë thonjtë dhe ndonjë prej tyre e gjen natën teksa të shpon lëkurën nëpër jorgan. Aaaa sa ndjesi e shpifur.

10. Pasi krihesh, pastron furçën nga qimet, pastaj i mbledh si një topth të vogël dhe e lë mbi komodinë… që ta hedhësh ndonjë ditë në kosh.

11. Përton të çohesh ta hedhësh lëkurën e bananes te koshi. Mund ta gjuash që aty, por meqë nuk je Michael Jordan, për të pastruar zonën rreth koshit duhet të vIjë makina e komunales…

13. Rrethohesh nga kuti plot me këpucë, gjysmat e të cilave nuk i vesh kurrë, por i mban aty se nuk i dihet, mund të kthehen sërish në modë.

14. Ka nja dy vjet që mendon ta rregullosh pak atë pasqyrën ku bën grimin e t’i fusësh të gjitha nëpër kuti, por ky vazhdon ende të jetë një plan dhe ndërkohë mbi komodinë mund të gjesh edhe ndonjë dinosaur.

15. Fle me të njëjtën këmishë nate që kishe edhe javën e kaluar. Por mund ta veshësh edhe sot, meqë është gati mbi krevat.

17. Thonë se krevati nuk duhet rregulluar sepse kështu mikrobet burgosen brenda çarçafëve dhe shtohen edhe më shumë. Ti e di këtë dhe kjo është arsyeja që nuk rregullon krevatin që prej një jave. Vetëm kjo.

Pra, dhoma jote është një katrahurë e bërë me vetëdijë të plotë prej teje? Mos të të vijë hiç turp. Sikur ta dije sa shoqe ke…



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 17, 2018 12:02 am ne Jeta. ne link https://lajme.mk/?p=140857
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit