Home / Lajme / Aktorja tregon përplasjen me Kumbaron: Zonja të heq natën nga puna, ta qan hallin ditën  

Aktorja tregon përplasjen me Kumbaron: Zonja të heq natën nga puna, ta qan hallin ditën  

Aktorja Marjana Kondi ka qenë dje e pranishme së bashku me artistët në dëgjesën për Teatrin Kombëtar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Ndaj kësaj fundit, Kondi është shprehur me mllef, ndërsa e quan ministre të (pa) kulturës.

Kondi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka treguar përplasjen me ministren e Kulturës, ndërsa ka mohuar zërat se ka pasur konflikt fizik me Kumbaron.

“Është e vërtetë fakti se tentova ta shmang takimin me të dhe ktheva kokën për të mos u ballafaquar(se më shkon dita ters),por e kisha të pamundur pasi mu gjend përballë dhe nuk mund të rrija pa ja thënë dy fjalë për “zonjën” që të heq nga puna natën dhe të qan hallin ditën”, – shkruan ndër të tjera Kondi.

POSTIMI I PLOTË

Njëherësh me urimin për Festën e Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë do doja të bëja dhe një sqarim publik për një lajm në portalin Ballkanëeb lidhur me Ministren e (pa) Kulturës.
Është e vërtetë fakti se tentova ta shmang takimin me të dhe ktheva kokën për të mos u ballafaquar(se më shkon dita ters),por e kisha të pamundur pasi mu gjend përballë dhe nuk mund të rrija pa ja thënë dy fjalë për “zonjën” që të heq nga puna natën dhe të qan hallin ditën.
Njëherësh dua të bëj me dije se nuk ka pasur dhe nuk e çoj ndërmënd
një konflikt fizik me të dhe askënd tjetër (levat e saj)…

The post Aktorja tregon përplasjen me Kumbaron: Zonja të heq natën nga puna, ta qan hallin ditën appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 15, 2018 3:24 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=138112
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit