Home / Lajme / “Ambasadore nderi e Kosovës”, një nga momentet e krenarisë për Rita Orën

“Ambasadore nderi e Kosovës”, një nga momentet e krenarisë për Rita Orën

Rita Ora ka treguar edhe njëherë se sa shumë krenare ndihet për prejardhjen e saj.

Përmes një postimi në Instagram ajo ka kujtuar momentin kur ishte shpallur “Ambasadore nderi e Kosovës”, transmeton Koha.net. Ajo thekson se kjo është një nga momentet më të mira në karrierën e saj deri më tani.

“Përderisa po pres për shoun tim të radhës e zura veten duke menduar për momentet e jashtëzakonshme që kam pas në karrierën time deri tani. Ky moment ishte i veçantë për mua. Gjithmonë do të ndihem e përulur dhe e privilegjuar që ta mbaj titullin si këngëtarja e parë e njohur nga Kosova dhe me të vërtetë ta vendos në hartë vendin tonë të bukur dhe me plotë dashuri, të buzëqeshur e të talentuar”, ka shkruar Ora.

Rita Ora, që ditë më parë mbajti koncert të jashtëzakonshëm në Tiranë, ka thënë se me krenari do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën, që të jetë kudo.

“Më kujtohet secili prej jush që keni qenë prezent në shpalljen ‘ambasadore nderi’ nga presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Tony Blair dhe Cherie Blair, ambasadorin e Kosovës Lirim Greiçevci, ambasadorin e Shqipërisë Mal Berisha, lordin George Robertson, dhe gjithë muzikantët nga Kosova, ishte vërtetë një moment historik. Që nga atëherë kemi pasur plane të jashtëzakonshme që i kemi përmbushur, dhe që kemi arritur të bëjmë bamirësi me ndikim të madh në botë. Nuk më pritet që të vazhdoj të jem ambasadore krenare dhe të vazhdoj evoluimin e Kosovës aty ku gjithmonë e ka merituar të jetë – KUDO! (Më falni sepse kam qenë në makinë për disa orë dhe jam e ndjeshme dhe krenare), ju dua. Ji krenar prej nga vjen”, ka shkruar ajo.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 17, 2018 12:02 am ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=140861
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit