Armëpushimi, përqafohen talebanët dhe forcat e sigurisë afgane

Skena që do të dukej e pamundur t’i shihnim disa ditë më parë janë regjistruar në Afganistan, aty ku anëtarët e talebanëve janë përqafuar me forcat afgane të sigurisë në mes të një armëpushimi tre-ditor të thirrur për Bajram.

Militantët gjithashtu u takuan me ministrin e brendshëm Wais Barmak në kryeqytetin Kabul.

Presidenti Ashraf Ghani ka zgjeruar armëpushimin e qeverisë dhe i bëri thirrje talebanëve të bëjnë të njëjtën gjë. Megjithatë, 20 vetë vdiqën në një sulm vetëvrasës në një tubim të zyrtarëve të talebanëve dhe qeverisë në Nangarhar.

Anëtarët talibanë dhe banorët lokalë ishin midis viktimave të sulmit, të kryer nga një kamikaz vetëvrasës, raporton BBC. Presidenti Gani dëshiron që armëpushimi të çojë në një paqe më të gjatë dhe ka bërë thirrje për talebanët që të negociojnë.

Më parë këtë muaj talebanët mohuan se ishin në bisedime sekrete me qeverinë afgane. Ghani ka konfirmuar gjithashtu vdekjen e komandantit të talebanëve pakistanezë, Maulana Fazlullah, në një sulm amerikan me helikopter në Afganistan të enjten.

Por, për shumë afganë këto janë skena të jashtëzakonshme. Të dy palët po luftonin njëri-tjetrin vetëm pak ditë më parë. Zhvillimi i pashembullt ka ngritur shpresat e paqes së përhershme në vendin e shkatërruar nga lufta. Pakistani fqinj konsiderohet kyç në fillimin e procesit të paqes, pasi shumë udhëheqës talebanë afganë besohet të jetojnë brenda vendit.

Megjithatë, Islamabad akuzon Kabulin për strehimin e kryengritësve islamikë që kanë kryer disa sulme të dhunshme brenda Pakistanit. Tolo News publikoi një video të një militanti që përqafoi një ushtar afgan në Kunduz, në veri të vendit.

Por vrasja në Afganistan e Mullah Fazlullahut, një nga militantët më të kërkuar të Pakistanit, mund të trajtojë disa nga shqetësimet e sigurisë së Islamabad. Kanali 1 ndërkohë postoi fotografi të militantëve dhe ushtarëve në Ghazni në jug të Kabulit.

Edhe në Kabuli dhjetëra luftëtarë talebanë të armatosur hynë për të festuar armëpushimin e pashembullt. Një anëtar i talebanëve u fotografua duke mbajtur një flamur afgan në një urë në qytet.

16 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 16, 2018 4:54 pm ne Bota. ne link https://lajme.mk/?p=140060
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit