Botërori, DASH këshillon qytetarët e saj: Kujdes nga sulmet terroriste

Departamenti amerikan i Shtetit ka këshilluar qytetarët e saj që të tregojnë kujdes në udhëtimet e tyre në Rusi. DASH thekson se ngjarjet e mëdha ndërkombëtare siç është Kupa e Botës, janë më të rrezikuara që të jenë pre e sulmeve terroriste.

“Edhe pse siguria në Kampionatin Botëror do të jetë e madhe, terroristët mund të sulmojnë ngjarjet e ndryshme si stacionet dhe pikat turistike, lokacionet e transporteve dhe vendeve të tjera publike”, thuhet në njoftim.

Shteti Islamik ka kërcënuar për pengim të zhvillimit të kampionatit, që nga viti i kaluar.

Autoritetet ruse kanë thënë se janë të gatshëm dhe kanë stacionuar mijëra persona staf sigurie në Moskë dhe 10 qytete të tjera që janë mikpritëse të kampionatit. Ata po ashtu theksuan se kanë në dispozicion edhe sigurinë ajrore.

16 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 16, 2018 2:52 pm ne Bota. ne link https://lajme.mk/?p=139795
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit