Çeçenët surprizojnë Salah, ja torta gjigande për egjiptianin (Video)

Lot në finalen e Kievit dhe pikëllim në humbjen me Urugain në ndeshjen e parë të Botërorit!

Jeta e Mohamed Salah duket se mori të tatëpjetën pas atij sezoni fantastik me Liverpulin, por janë tifozët ata që i japin kuptim futbollit dhe sot e kanë ndryshuar edhe gjendjen e trishtë të egjiptianit në tre javët e fundit.

Salah ka festuar ditëlindjen e tij të 26-të në Çeçeni, aty ku është akomoduar kombëtarja e Egjiptit dhe tifozët e Grozny e kanë surprizuar atë me një tortë gjigande, që sipas RT peshon 100 kg.

Në krye të tortës qëndron ‘këpuca e artë’, të cilën Salah e fitoi duke shënuar 45 gola në gjithë sezonin me Liverpulin.

Në videot që qarkullojnë në rrjet, ylli egjiptian shihet duke buzëqeshur teksa fik qirinjtë mbi tortën e veshur në ar dhe të zbukuruar me ngjyrat e kombëtares së tij.

Bashkëkombasit dhe tifozët i kënduan “Happy Birthday” në anglisht dhe arabisht në hollin e hotelit.

16 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 16, 2018 9:42 pm ne Kurioz. ne link https://lajme.mk/?p=140619
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit