Home / Lajme / Çfarë hipokrizie – o Zot!

Çfarë hipokrizie – o Zot!

Luli mblodhi grupin,
edhe u llafosën,
për planin e javës,
në një zë vendosën!

Në një zë vendosën,
si do jenë aksionet,
në seancë të radhës,
dhe tek komisionet.

Po më kryesorja,
që bëmë çudi,
është për negociatat,
një qëndrim i ri!

E gjithë opozita,
tani fjalën gjeti,
se veç negociatat,
janë prioriteti!

Kursi ka ndryshuar,
njëqind e tetëdhjetë gradë,
po e gjitha kjo,
është një maskaradë!

Dhe mbasi kanë derdhur,
helm me tonelata,
tani opodhita,
i do negociatat!

Tani hoqën dorë,
nga qëndrimi i parë,
që të mos jetë Rama,
një autoritar!

Duhen negociatat,
Lulashët mendojnë,
mbasi veç ato,
Ramën e pengojnë!

U bënë Lulashët,
një mëndje të tërë,
po tani qelbashët,
dëmin e kanë bërë!.

Dëmin e ka bërë,
Luli dhe kjo bandë,
sepse ende kundër,
kemi një Holandë!

Ajo gjithnjë kundra,
është deklaruar,
se Luli putana,
për keq ka lobuar!

Tash që një votë kundër,
kanë siguruar,
kursin negativ,
SHQUPI ka ndryshuar!

Mbase dhe nga halli,
morën kurs të ri,
se Babalja ca,
i do në qeli!

Sapo ekspertiza,
për pak ditë të dali,
si bombë atomike,
do pëlcasë skandali!

Gjithë kokë e partisë,
është e akuzuar,
sepse një përgjim,
kanë manipuluar!

E mendoni grurë,
po doli urof,
e gjithë kauza,
përfundoi në blof!

Ministrin e Brendshëm,
jo që s’e fundosën,
po më shumë akoma,
se çe çelikosën!

Duket-që Babalja,
shumë thellë u’a ka futur,
janë në hall të madh,
ndaj duken të zbutur.

Duket sikur janë,
po s’i beson vëndi,
se bytha që pordhi,
së paku do fëndi!

Po kjo rracë e ndyrë,
nga llogorja s’luan,
gjithnjë Shqipërisë,
të keqen i duan!

Ndaj në çdo moment,
do na hedhin gurë,
këta hipokritë,
nuk ndryshojnë kurrë!

A.DUKA



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 13, 2018 1:49 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=134961
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit