Elisabetës i del rregulli ‘duarsh’, martesë gay në familjen mbretërore

Dy vjet më parë doli publikisht duke deklaruar se kishte luftuar kundër orientimit seksual gjatë 16 viteve të martesës së tij. Sot Zoti Ivar Mountbatten, kushëri 55-vjeçar i shkallës së tretë të Mbretëreshës Elizabeth, po organizon martesën e tij të dytë.

Dhe e veçanta e këtij njoftimi është se në verë ai do të martohet, jo me një fermer, por me shokun e tij 56-vjeçar James Coyle.

Ndërkohë mediat shkruajnë për një tjetër lajm të bujshëm, pasi ish-gruaja Penelope Thompson do ta çojë atë në altar. Kjo është martesa e parë homoseksuale në familjen mbretërore britanike. Dasma do të zhvillohet në pronën private të Lord Mountbatten në Devon.

“Ideja që unë do të shoqëroj atë në altar u dha nga vajzat”, tha ish-gruaja Penelope për Daily Mail, duke iu referuar të tre vajzave që kishin së bashku: 22-vjeçarja Ella, Alix 20 vjeç dhe 15-vjeçarja Luli.

Ivar Mountbatten është biri i kadetit David Michael Mountbatten, Marqezi i tretë i Milford Haven. Babai, pasardhës i drejtpërdrejtë i Mbretëreshës Viktoria, ishte gjithashtu një dëshmitar i martesës së Filipit dhe Elizabetës.

16 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 16, 2018 5:33 pm ne Kurioz. ne link https://lajme.mk/?p=140140
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit