Home / Lajme / Eurostat zbulon të rinjtë më dembelë të Europës

Eurostat zbulon të rinjtë më dembelë të Europës

Italia është njolla e zezë në vendet e BE-së për numrin e madh të të rinjve të moshës 18-24 vjeç që nuk studiojnë dhe nuk kërkojnë punë.

Kjo kategori, që ndryshe njihen si Neet, në Itali përbëjnë 25.7% të të rinjve në total, sipas një raporti të Eurostatit. Ndërsa mesatarja europiane qëndron në nivelin 14.3%.

Ndërkohë, përqindjen më të ulët të kësaj kategorie e kanë Vendet e Ulëta, 5.3%.

Sipas shifrave të vitit të kaluar, në vendet e BE-së në total rreth 5.5 milionë të rinj të moshës 18-24 vjeç as nuk punonin dhe as nuk ishin në proces formimi në ndonjë nga institucionet arsimore. (TemA TV)



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 15, 2018 4:33 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=138241
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit