Home / Lajme / Fier/ Doli për të blerë bukë te dyqani i fshatit, zhduket nëna e dy fëmijëve (Emri+FOTO)

Fier/ Doli për të blerë bukë te dyqani i fshatit, zhduket nëna e dy fëmijëve (Emri+FOTO)

Një nënë e re është zhdukur dhe familja e ka denoncuar në polici. Sipas denoncimit që është bërë në Policinë e Fierit, familjarët e saj kanë treguar se gruaja doli nga shtëpia i tha gjyshes së saj, se po shkonte të blinte bukë në dyqanin e fshatit.

Ajo është Sidorela Rama, nga Zhupani i Fierit dhe ka dy fëmijë.

Por edhe pse ka kaluar një ditë, gruaja nuk është kthyer. Policia ka shpërndarë foton e saj në pikat më të afërta si dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë Kufitare, shkruan abcnews.

Kërkimet po bëhen edhe nga familjarët e saj. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me gruan e re, e cila sipas familjarëve të saj nuk ka shfaqur probleme.

The post Fier/ Doli për të blerë bukë te dyqani i fshatit, zhduket nëna e dy fëmijëve (Emri+FOTO) appeared first on Hapur.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 15, 2018 4:32 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=138218
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit