Fillon aplikimi për parkingun nëntokësor te Fakulteti Filologjik

Është publikuar njoftimi për parakualifikmin për kompanitë e interesuara për ndërtimin e parkingut nëntokësor te Fakulteti Filologjik.

Këtë e bëri të ditur, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.

Ahmeti tregon se ky parking minimum do të ketë 500 vendparkime e cila është një prej investimeve me të mëdha në Komunën e Prishtinës.

“Në fazën e parakualifikimit do të kalojnë vetëm kompanitë/konzorciumet që kanë dëshmi të përvojës dhe dëshmi të kapacitetit financiar. Në sipërfaqe do të zgjerohet hapësira gjelbëruese duke rritur parkun qendror të Prishtinës. Punimet priten të fillojnë sivjet dhe të zgjasin 18 muaj. Dokumentacioni mund të tërhiqet në Komunen e Prishtinës ndërsa afati për parakualifikim është deri me datën 5 korrik 2018”, shkruar Ahmeti në Facebook. /Kosova.info/



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 13, 2018 1:49 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=134965
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit