FOTO/ Ish-bashkëshorti i Angelina Jolie rrëfen arsyen e ndarjes pas 15vitesh

Imagjinoni për një moment sikur Billy Bob Thornton dhe Angelina Jolie të ishin sërish bashkë, sepse aktori sapo reflektoi mbi martesën me yllin e “Maleficent II”.

Në një intervistë për “HFPA”, 62-vjeçari rrëfeu detaje nga martesa me bashkëshorten e tij të pestë Jolie, që nisi në vitin 2000 dhe përfundoi në vitin 2003.

“E kujtoj atë periudhë si një moment fantastik. Angie vijon të jetë mikesha ime dhe është një person i mrekullueshëm. Ka kaluar kaq shumë në jetë. Ajo merr përsipër filma, që mendon se janë të rëndësishëm për të, edhe nëse dështojnë apo kanë sukses, nuk ka asnjë rëndësi. Për këtë e respektoj shumë” – u shpreh aktori.

Sipas Thornton, arsyeja e vetme përse martesa e tyre shkoi drejt divorcit, ishte për shkak të këndvështrimeve krejtësisht të ndryshme që kishin për mënyrën e jetesës.

“Pra kjo është e vetmja arsye përse nuk jemi bashkë. Secili nga ne kërkonte të ndërmerrte një rrugë të re në jetë”, përfundoi aktori.

The post FOTO/ Ish-bashkëshorti i Angelina Jolie rrëfen arsyen e ndarjes pas 15vitesh appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 15, 2018 2:53 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=138035
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit