FOTOT: Breshëri shkatërron të mbjellat në Elbasan, Balla: Do të dëmshpërblehen të gjitha familjet e dëmtuara

Një stuhi breshëri dhe shiu të rrëmbyer gjatë orëve të pasdites së të enjtes shkaktoi dëme të mëdha në disa fshatra të Njësisë Administrative Bradashesh. Në fshatrat Shtëmajë, Ulëm, Kozan, Letan dhe Balëz pothuajse të gjitha kulturat bujqësore dhe pemtaria u dëmtuan ndërsa banorët kërkojnë ndihmë, edhe pse me keqardhje pranojnë që nuk janë të siguruar.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sëbashku me kryetarin e Këshillit të Qarkut, Bukurosh Stafa panë nga afër situatën e krijuar në Bradashesh, në një prej fshatrave të prekur nga fatkeqësia natyrore, e cila ka shkatërruar tërësisht të gjitha kulturat bujqësore

Balla u shpreh se do të verifikohen të gjitha dëmet dhe më pas do ti kërkohet qeverisë që të dëmshpërblejë të gjitha familjet të prekura.

“Do të ngremë një grup në bashki, në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë për të verifikuar dëmet, familje për familje dhe do t’i kërkojmë më pas qeverisë të marrë masa për dëmshpërblimin një për një të gjitha familjeve. Edhe pse ende nuk është krijuar kultura e duhur në këtë drejtim, siguracioni nëbujqësi është një domosdoshmëri përballë fenomeneve natyrore të paparashikueshme dhe të paparandalueshme. Shqipëria ka marrë mbështetje për sigurimin e bujqësisë nga BERZH dhe të gjithë ata që investojnë duhet të sigurojnë investimin e tyre. Në 20 vitet e fundit me shumë se 690,000 njerëz në Shqipëri janë prekur nga katastrofat natyrore me një mesatare prej 34.000 njerëzish të prekur në vit. Megjithë riskun e lartë të karastrofave natyrore sërish fermerët kanë hezituar të sigurojnë produktet e tyre, për shkak të mungesës së informacionit, por dhe si pasojë e tregut të sigurimeve shumë konservativ përsa i përket sektorit të bujqësisë”, deklaroi Balla

Breshëri shkakton dëme të mëdha në Elbasan, Balla pranë banorëve: “Do të dëmshpërblehen të gjitha familjet e dëmtuara”

Një stuhi breshëri dhe shiu të rrëmbyer gjatë orëve të pasdites së të enjtes shkaktoi dëme të mëdha në disa fshatra të Njësisë Administrative Bradashesh. Në fshatrat Shtëmajë, Ulëm, Kozan, Letan dhe Balëz pothuajse të gjitha kulturat bujqësore dhe pemtaria u dëmtuan ndërsa banorët kërkojnë ndihmë, edhe pse me keqardhje pranojnë që nuk janë të siguruar.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sëbashku me kryetarin e Këshillit të Qarkut, Bukurosh Stafa panë nga afër situatën e krijuar në Bradashesh, në një prej fshatrave të prekur nga fatkeqësia natyrore, e cila ka shkatërruar tërësisht të gjitha kulturat bujqësore

Balla u shpreh se do të verifikohen të gjitha dëmet dhe më pas do ti kërkohet qeverisë që të dëmshpërblejë të gjitha familjet të prekura.

“Do të ngremë një grup në bashki, në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë për të verifikuar dëmet, familje për familje dhe do t’i kërkojmë më pas qeverisë të marrë masa për dëmshpërblimin një për një të gjitha familjeve. Edhe pse ende nuk është krijuar kultura e duhur në këtë drejtim, siguracioni nëbujqësi është një domosdoshmëri përballë fenomeneve natyrore të paparashikueshme dhe të paparandalueshme. Shqipëria ka marrë mbështetje për sigurimin e bujqësisë nga BERZH dhe të gjithë ata që investojnë duhet të sigurojnë investimin e tyre. Në 20 vitet e fundit me shumë se 690,000 njerëz në Shqipëri janë prekur nga katastrofat natyrore me një mesatare prej 34.000 njerëzish të prekur në vit. Megjithë riskun e lartë të karastrofave natyrore sërish fermerët kanë hezituar të sigurojnë produktet e tyre, për shkak të mungesës së informacionit, por dhe si pasojë e tregut të sigurimeve shumë konservativ përsa i përket sektorit të bujqësisë”, – deklaroi Balla.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 15, 2018 4:33 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=138230
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit