Home / Lajme / FOTOT: Dy bukuroshe të Miss Universe i bashkohen Tema TV

FOTOT: Dy bukuroshe të Miss Universe i bashkohen Tema TV

Dy modelet bukuroshe dhe më “IN” të momentit, Blerta Leka dhe Ajli Hoxhaj, do t’i bashkohen televizionit TemaTv dhe MCN Radios.

E bukur, joshëse dhe me forma perfekte trupore, Blerta Leka është vajza që rrëmbeu kurorën e Miss Universe Albania 2017 dhe përfaqësoi Shqipërinë në kompeticionin më të madh të bukurisë Miss Universe.

Gjithashtu, ajo fitoi edhe çmimin “Miss Bikini”. E apasionuar pas modës dhe sfilatave, një tjetër bukuroshe që do t’i bashkohet ekranit të Tema Tv dhe MCN Radios është Ajli Hoxhaj, e cila u shpall shoqëruesja e parë e Miss Universe Albania 2018. Eleganca dhe elokuenca që e karakterizojnë nuk kalojnë pa u vënë re nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Bukuroshet e Miss Universe, me zërin dhe imazhin e tyre, do të jenë shoqërueset më të mira të ditëve të nxehta të verës për shikuesit e Tema TV dhe dëgjuesit e MCN Radio.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 13, 2018 2:08 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=134975
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit