Home / Lajme / Gimenez ndëshkon Egjiptin në fund

Gimenez ndëshkon Egjiptin në fund

Fitore minimale, por me shumë vlera. Uruguai mposhti në fundin e takimit Egjiptin në ndeshjen e dytë të këtij Botërori me një gol të shënuar me kokë nga Gimenez.

Edhe pse pa Mohamed Salah në fushën e lojës, Egjipti arriti të mbahet mirë deri në minutën e fundit të kohës së rregullt, kur lojtari i Atletico Madrid Jose Maria Gimenez kërceu mbi të gjithë dhe më pas e dërgoi topin në rrjetë.

Uruguai ishte më superior, duke tentuar shpesh drejt portës së Egjiptit, ku Cavani goditi edhe shtyllën pak para golit.
Me këtë fitore, Uruguai i bashkohet Rusisë në krye të grupit me 3 pikë, por organizatorët kanë golavarazh më të mirë.

The post Gimenez ndëshkon Egjiptin në fund appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 15, 2018 4:33 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=138254
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit