Italia mbyll sërish portet, Salvini: Emigrantët të mos e tentojnë hyrjen!

Ishte ai që dha urdhrin për të lënë në det të hapur anijen Aquarius me 629 emigrantë në bord.

Dhe Matteo Salvini, ministri i Brendshëm antiemigrant në Itali i qëndron sërish stoik idesë sës tij se portet e vendit do të qëndrojnë të mbyllur për çdo anije me refugjatë nga Lindja që tenton të ankorohet aty.

Lideri i “Lega Nord” ka dhënë sot një mesazh të ashpër për çdo anije humanitare që e çon nëpër mend të zbarkojë emigrantë në Itali.

“Teksa anija Aquarius shkon drejt Spanjës, dy anije të tjera organizatash joqeveritare me flamuj holandezë kanë mbërritur afër brigjeve libiane. Ne e dimë se Italia nuk do të jetë bashkëpunëtore në biznesin e emigrimit të paligjshëm dhe atyre do t’u duhet që të kërkojnë porte të tjera, ku të shkojnë”, shkroi Salvini në rrjetet sociale.

Anija e OJQ-së gjermane Lifeline ndërhyri natën për të shpëtuar 118 vetë në bordin e një varke në vështirësi jashtë bregut libian.

“Tani do t’i telefonojmë autoritetet italiane për të sqaruar se ku do t’i zbarkojmë”, thanë drejtuesit e anijes, por Salvini është i prerë dhe i ka kërkuar të shkojnë gjetkë, vetëm në Itali jo.

Lifeline ka komentuar fjalët e ministrit me këtë postim: “Kur fashistët na bëjnë reklamë …”.

Këtyre fjalëve Salvini iu përgjigj: “Stafi i të çmendurve do të urdhëroj në shtëpinë tonë”.

“Një shoqatë pseudo-vullnetare që quan fashist zëvendëskryeministrin italian? Ata kurrë nuk do të prekin tokën në Itali”, theksoi më tej ai.

16 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 16, 2018 7:33 pm ne Bota. ne link https://lajme.mk/?p=140364
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit