“Ju që më keni telendisur…”, ftesa e veçantë e Ramës për dibranët

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar ceremoninë për çeljen e punimeve për rrugën e Arbrit me një ftesë me shkrim dore në Facebook. Në ftesën e veçantë për dibranët, ai thotë se të dielën nisin punimet e pritura për 100 vjet.

“Çdo dibran që më ka telendisur në Facebook me sharje e tallje për Rrugën e Arbrit i ka hallall të gjitha, po erdhi të dielën në Peshkopi (10.30) dhe në Klos (12.00) për fillimin e punimeve të pritura në 100 vjet.

Fjalët mbrapsht kush nuk çon të paktën një buzëqeshje në Facebook në pamundësi për të ardhur”, thuhet në ftesën e Ramës.

a.s/dita



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 15, 2018 3:42 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=138164
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit