Kërkohet përkrahje për aftësimin e personave me sindromin DOWN

Oda e Afarizmit të Kosovës së bashku me profesorin Besir Shaqiri, mbajti sot një takim me Zv.Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë z. Heset Sahiti dhe Pedagogen Lulevera Kadriu.

Delegacioni i OAK i kryesuar nga antari i bordit Hysni Zogaj dhe Qendresa Ibrahimi, kërkuan përkrahje në iniciativën e z. Besir Shaqirit, për projektin në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Profesor Shaqiri është i interesuar të bëjë një hulumtim në lidhje me “Relacionet ndërmjet disa parametrave antropometrik, funksional dhe motorik të fëmijëve me sindromin DOWN dhe trajtimin klinik të tyre”, ku me këtë rast prezanoti më detajisht projektin e tij dhe nevojën për përkrahje institucionale për të finalizuar këtë projekt.

Qëllimi i këtij hulumtimi është të identifikohen mundësitë që kanë të rinjët e prekur nga ky sindromë, të hyjnë në tregun e punës, punët të cilat janë të përshtatshme dhe lehtësisht të realizueshme nga ata dhe mundësitë e parandalimit dhe paralajmërimit të nënave për gjendjen shëndetësore të fëmijëve që mbajnë.

Sahiti theksoi se i vjen mirë për këtë iniciativë e cila është për çdo përkrahje dhe do të jap maksimumin që MASHT të përkrahë domenin e saj sa i takon, aq sa ka mundësi dhe hapsirë.

Duke pasur parasysh rëndësinë që ka ky hulumtim për personat e prekur nga sindromi DOWN dhe rrethin e tyre, OAK është mirënjohëse për bashkëpunimin e ofruar nga Ministria e Arsimit dhe përgjigjes së tyre pozitive për takim, duke qenë të hapur për të dhënë kontributin e tyre në këtë drejtim.

OAK falënderon MASHT për bashkëpunimin e ndërsjelltë të ofruar dhe shpreson se do ta merrë seriozisht këtë rast.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 13, 2018 2:28 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=135082
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit