Kroacia feston, me fitore nisën Botërorin, mposhti Nigerinë

Kroacia e ka nisur me këmbën e mbarë botërorin “Rusi 21018”, teksa mposhti në sfidën e parë Nigerinë, me rezultatin e pastër 2-0. Skuadra e drejtuar nga tekniku Zlatko Daliç ishte më kërkuese në fushën e lojës dhe arriti të marrë 3 pikët e njëkohësisht kryesimin e grupit D.

Goli i parë u shënua nga Etebo, që devijoi në portën e tij një top të gjuajtur me kokë nga sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukiç, kur kronometri shënonte minutën e 32-të.

Në pjesën e dytë, ishte sërish Mandzukiç që fitoi një 11-metërsh, të cilin e shndërroi në rrjetë mesfushori dhe kapiteni Luca Modriç. Ky ishte një start ideal për Kroacinë, që ndeshjen e radhës do ta luajë me Argjentinën në 21 Qershor dhe shkon në atë sfidë si kryesuese grupi.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 17, 2018 12:05 am ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=140877
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit