Panik në qendër të Moskës, taksia përplas 8 tifozë meksikan (VIDEO)

Një taksi ka shkaktuar një katrahurë të vërtetë në Moskën qendrore këtë të shtunë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se 8 tifozë meksikan kanë mbetur të lënduar, pasi janë goditur nga taksia.

Sipas shërbimeve të emergjencës, makina doli jashtë kontrollit duke u ngjitur mbi trotuar dhe u përplas me njerëzit pranë Sheshit të Kuq.

Shoferi, i arrestuar nga policia kishte një patentë të Kirgistanit dhe ai sipas Interfax mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit.

“Sipas informacioneve paraprake, tetë persona u plagosën”, tha TASS. Një grua në mesin e të plagosurve ndodhet në gjendje serioze, por jo kritike për jetën.

Policia lokale tha në një deklaratë se shoferi humbi kontrollin e makinës. Shoferi u kap pasi fillimisht u arratis dhe u dërgua në departamentin e policisë lokale.

Një hetim është hapur për incidentin, por raportet fillestare citojnë shoferin duke thënë se ai nuk donte të godiste tifozët me qëllim dhe se ishte thjesht një aksident.

Meksika ndeshet me Gjermaninë nesër në ndeshjen e tyre të parë të Kupës së Botës. Ata gjithashtu kanë në grup Korenë e Jugut dhe Suedinë. Autoritetet ruse janë zotuar të organizojnë një Botëror me siguri të lartë.

16 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 16, 2018 10:45 pm ne Bota. ne link https://lajme.mk/?p=140757
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit