Home / Lajme / Pas miqësoreve, Bushi i kënaqur me Shpresat: Kemi fituar 5-6 lojtarë të rinj

Pas miqësoreve, Bushi i kënaqur me Shpresat: Kemi fituar 5-6 lojtarë të rinj

Trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi foli për grumbullimin 2 javor dhe 3 ndeshjet miqësore të zhvilluar.

Në një deklaratë për mediat, Bushi u shpreh i kënaqur nga ky grumbullim duke theksuar se kuqezinjtë fituan 5-6 lojtarë cilësorë.

Gjithashtu Bushi foli edhe për sfidën ndaj Spanjës, që e pret në shtator.

“Mendoj që na bëri mirë grumbullimi 2 javor. Ishte i gjatë, dhe lojtarët nuk ishin në 100 përqind. Por përfituam shumë. Ngela shumë i kënaqur. Kemi përfituar 5-6 lojtarë.

Ky ishte qëllimi i grumbullimit. Të gjithë lojtarët që ishin për herë të parë e kaluan testin. Siç janë Selhai. Spahiu, Kola, Shabani, Shefiti etj. Do të jenë e ardhmja e Shqipërisë dhe do të luajnë një rol kryesor në eliminatorët. Klubet ku luajnë janë klube shumë të mirë dhe kanë luajtur. Kjo është më e rëndësishme për ne.

Përballja me Spanjën në shtator- Të jem i sinqertë nuk u përgatitëm për Spanjën. Kemi një filozofi loje. Me Spanjën do ta kemi pak të vështirë dhe do mundohemi të luajmë ndryshe me Spanjën. Ata e kanë siguruar kualifikimin. Do mundohemi të marrim lojtarët më të mirë.

Do shikojmë çfarë do të marrë Panuçi. Ata që nuk do t’i grumbullojmë do të vijnë te Shpresat. Nuk është i rëndësishëm rezultati.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 13, 2018 2:28 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=135074
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit