Pas PD, lëvizjen anti-teatër e komandon grupi kundër lodrave te Liqeni

Dy vjet më parë, ndërtimi i këndit të lojërave për fëmijë te Parku i Liqenit të Tiranës u kundërshtua fort nga një grup aktivistësh, edhe me prapavijë politike nga PD.

Me sa duket i njëjti grup, po përpiqet tani të faktorizohet me çështjen e Teatrit Kombëtar, duke dalë kundër ndërtimit të një teatri të ri, njësoj si dy vite më parë kur ishin kundër këndit të lodrave të Liqeni.

Pas dëgjesës së djeshme ku morën pjesë të gjithë artistët, nga e cila doli se shumica prej tyre ishin pro ndërtimit të një Teatri të Ri Kombëtar, përfshirë këtu aktorët e dashur për publikun si Luftar Paja, Reshat Arbana, Artan Imami, Laert Vasili, Helidon Fino, etj, duket se guri i fundit i grupit që kundërshton teatrin e ri ka mbetur strategjia e përdorur për të prishur këndin e lodrave te Liqeni.

Edhe në foton e postuar në rrjetet sociale, artistët që kundërshtojnë ndërtimin e një teatri të ri janë Arben Derhemi dhe kreu i sindikatës, Kastriot Çipi, të mbështetur nga grupi i atyre që kundërshtuan këndin e lodrave te Liqeni.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 15, 2018 3:23 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=138078
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit