Prapaskenat e G7-s, Trump ironi me Abe: Të dërgoj 25 mln meksikanë

Një javë pasi samiti katastrofik i G7-s në Kanada përfundoi, zyrtarët e BE-së kanë zbuluar prapaskena nga Donald Trump, duke dhënë një pasqyrë të stilit bombastik dhe raportit që ai ndau me udhëheqësit e tjerë.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump sipas RT mbërriti me vonesë në takim, u largua herët dhe bëri një shfaqje të forcës së tij gjatë gjithë takimit në Kebek, për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare midis Amerikës dhe shteteve të tjera perëndimore. Sipas Ëall Street Journal, që foli me një burim të lartë të BE, Trump ishte i vetëdijshëm për izolimin e tij dhe në një moment – kur më në fund ra dakord për një çështje me kryeministrin japonez Shinzo Abe – kreu i SHBA me shaka tha: “Oh, mirë, atëherë jemi pesë kundër dy tani”.

Por Trump e ndau me bujari mirëpritjen e tij me aleatët dhe rivalët gjatë takimit dy-ditor.

“Shinzo, ti nuk e ke këtë problem, por unë mund të të dërgoj 25 milionë meksikan dhe do të shohësh veten jashtë zyrës shumë shpejt”, i tha Trump kryeministri japonez Abe për të ilustruar betejën kundër migrimit ilegal, me të cilën ai po ballafaqohet.

Gjatë një debati mbi terrorizmin dhe Iranin, presidenti amerikan u kthye tek homologu i tij francez Emmanuel Macron dhe tha: “Duhet ta dini këtë Emmanuel, sepse të gjithë terroristët janë në Paris”.

Raportet e mëhershme treguan gjithashtu se Trump iu referua Jean-Claude Juncker, si një “vrasës brutal”, për shkak të fushatave të tij anti-trust kundër zgjerimit të korporatave amerikane.

Goditja më e veçantë duket të jetë rezervuar për kryeministrin kanadez Justin Trudeau, të cilin Trump e quajti “të dobët” dhe “shumë të pandershëm” mbi qëndrimin e tij mbi tarifat për mallrat amerikane, por që nuk e ka mbështetur.

16 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 16, 2018 10:44 pm ne Bota. ne link https://lajme.mk/?p=140753
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit