Home / Kurioz / Qeni-polic “shpëton” agjentin me një masazh kardiak (Video)

Qeni-polic “shpëton” agjentin me një masazh kardiak (Video)

Në pamje të parë duket se hidhet mbi gjoksin e agjentit të policisë bashkiake të Madridit. Por në një vështrim më të kujdesshëm, duket që putrat e pasme janë të pozicionuara në një pikë të mirë përcaktuar: qeni, Poncho, po praktikon një masazh kardiak, ndërsa polici bën sikur është në tokë pa ndjenja. Videoja është publikuar në 22 qershor në “Twitter”, dhe ka mbërritur deri tani thuajse 530 mijë klikime. Nuk është rasti i parë i shpëtimit nga ana e një qeni.

Në internet gjendet më shumë se një video, ku padronë qensh të stërvitur të praktikojnë masazhin kardiak, “shpëtohen” nga miku i tyre i besuar. Të famshëm janë për shembull Deril dhe padronia e tij. Ai është një qen pastor gjerman dhe ajo një mësuese e cila arrin t’i mësojë frymëmarrjen artificiale. E kanë dëshmuar një gjë të tillë edhe në “Freestyle World Championship” të Moskës në 2016-ën e në “National Exhibition Centre” të Birmingemit në mars 2017.

“Heroica” actuación de nuestro #Compañerosde4Patas Poncho, que no dudó ni un instante en “salvar la vida” del agente, practicando la #RCP de una manera magistral.
El perro es el único ser en el mundo que te amará más de lo que se ama a sí mismo- John Billings#Adopta pic.twitter.com/yeoEwPkbRc

— Policía de Madrid (@policiademadrid) June 22, 2018

24 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 27, 2018 2:49 am ne Kurioz. ne link https://lajme.mk/?p=141114
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit