R.D akuzohet për pjesëmarrje në ushtrinë ose policinë e huaj

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.D, në drejtim të veprës penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht”, jashtë territorit të Republikës së Kosovës nga neni 3 paragrafi 3, të Ligjit për parandalimin dhe bashkimin në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit L-05/002.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, i pandehuri R.D., më 26.05.2017, me vullnet dhe vetëdije të plotë është nisur që të udhëtoj për në Siri, me qëllim që ti bashkohet Organizatave Ushtarake në Siri.

Pas shkuarjes së tij në Republikën e Turqisë, autoritetet e Republikës së Kosovës kanë bërë kërkesë për kthimin e tij në Kosovë. I pandehuri R.D., më datë 02.06.2017, është nxënë në Turqi, ndërkaq, më datë 14.05.2017, është kthyer për në Kosovë.

Me këto veprime ka kryer veprën penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht”, jashtë territorit të Republikës së Kosovës nga neni 3 paragrafi 3, të Ligjit për parandalimin dhe bashkimin në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit L-05/002.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 13, 2018 2:28 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=135075
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit