Sakrifica e pabesueshme e tifozit për një biletë në Botëror

Çfarë nuk do të bëhej për të asistuar në një Botëror të pritur një jetë të tërë?

Pak a shumë gjithçka, mbi të gjitha nga aspekti ekonomik. Refuzime, kursime, vetëm për të prekur ato bileta.

Sidomos, nëse në realitet ndonjë biletë ekziston, por është për kategoritë e mbrojtura. Për sportdashësit me aftësi të kufizuara, por jo vetëm. Në faqen zyrtare të FIFA ka disa kushte për t’i siguruar ato bileta. Si për shembull, obeziteti. Pikërisht këtu, në kokën e Miguel, tifozit peruan 24-vjeçar u ndez shkëndija.

Është vetë tifozi i vetësakrifikuar ai që tregon historinë unike për agjencinë DPA. 35 dhe 25 janë shifrat magjike.

E para është indikatori i peshës trupore për të bërë kërkesë për certifikatë të obezitetit, ndërsa e dyta përfaqëson kilogramët që Miguel duhet të shtonte në tre muaj për të siguruar peshën e nevojshme që do të çonte te biletat.

“Biletat përfunduan menjëherë dhe nuk mund të qëndroja jashtë Botërorit. Jam një tifoz i zjarrtë i Peru dhe pashë të gjitha ndeshjet kualifikuese, edhe kur ishim vetëm 20 mijë kundër Ekuador. Prandaj premtova se do të vija në Rusi”, deklaroi Miguel.

Mision i realizuar, edhe pse nuk ishte aspak e lehtë.

“Shkova të shoh kushtet për biletat e rezervuara. Të ishe në karrocë me rrota, diçka specifike për gratë e më pas obeziteti. Të kishe 35 IMC. Mata peshën time dhe bëra disa llogari. Duhej të shtoja në peshë me 25 kg. Në fillim bleva biletën, më pas nisa të shëndoshem. Kam ngrënë gjithçka, shumë karbohidrate. Kisha tre muaj për të paraqitur çertifikatën e obezite dhe për fat ia dola. FIFA e pranoi. Gjithsesi, për të qënë i sigurtë vazhdova të ushqehem, për shkak të frikës se nuk do të më lejonin të kaloj”, rrëfeu tifozi 20-vjeçar i Perusë, që shtoi 25 kg për të siguruar biletën në Botëror.

The post Sakrifica e pabesueshme e tifozit për një biletë në Botëror appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 15, 2018 3:24 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=138116
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit