Home / Lajme / Sensacion në Botëror: Messi huqi penalltinë, Islanda i mori pikë Argjentinës

Sensacion në Botëror: Messi huqi penalltinë, Islanda i mori pikë Argjentinës

Nëse te Barcelona shkëlqen prej vitesh, Lionel Messi nuk po arrin të bëjë të njëjtën gjë te Argjentina, që nisi aventurën e saj në Kupën e Botës “Rusi 2018”, me një barazim ndaj Islandës.

Argjentina e nisi me mjaft entuziazëm takimin dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 19, me anë të sulmuesit Sergio Aguero, që pasi u shërbye në zonë nga Rojo, u rrotullua bukur dhe gjeti trekëndëshin e portës së kundërshtarëve.

Islanda reagoi menjëherë dhe arriti të rikthejë baraspeshën pas vetëm 4 minutash, pasi në të 23-tën ishte Finnbogason, që pas një rrëmuje në zonë, gjuajti dhe dërgoi topin në rrjetë.

Me barazimin 1-1 përfundoi pjesa e parë, ndërsa në 45-minutat e dyta Argjentina e shtoi presionin, në kërkim të golit të fitores. Rastin më të mirë e pati Lionel Messi, në minutën e 64-t, por ylli i Barcelonës humbi penalltinë përballë portierit islandez, Halldorsson.

Kapiteni i Argjentinës tentoi edhe në disa raste të tjera, që të gjejë golin, por nuk arriti të gjejë rrjetën e portës islandeze, duke bërë që sfida të përfundojë në barazim.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 17, 2018 12:05 am ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=140878
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit